230 pacientë u trajtuan në Klinikën Emergjente

Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës ka njoftuar se Klinika Emergjente e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, vazhdon të mbetet klinika më e ngarkuar me pacientë.
Sipas tyre, vetëm në 24 orët e fundit në këtë klinikë ndihmë mjekësore kanë marrë 230 pacientë, ku 22 prej tyre janë pranuar për trajtim të mëtejmë mjekësor në kuadër të klinikave kirurgjike, internistike dhe mjekim intensiv qendror.
Nga numri i përgjithshëm i rasteve, 11 pacientë kanë qenë të aksidentuar në trafik. Janë kryer 2 operacione emergjente në sallat e operacionit dhe 14 intervenime në sallën e vogël të intervenimeve./21Media

Back to top button