18 gra lindën binjakë, një trenjakë gjatë majit në QKUK

742 lindje janë kryer gjatë muajit maj në Klinikën Obstetrike Gjinekologjike të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës. Nga 742 lindje, 416 janë lindur meshkuj, ndërsa 344 femra.
Këto të dhëna për rtv21.tv sot i ka bërë të ditura drejtori i Klinikës Obstetrike Gjinekologjike, Jakup Ismajli, i cili ka informuar se gjatë muajit që lamë pas, 18 gra kanë lindur binjakë, ndërsa një, trenjakë.
Ai ka informuar se gjatë muajit maj, 265 lindje janë kryer me operacion.
Kujtojmë që, gjatë vitit 2021, prej janarit deri në fund të nëntorit, në QKUK janë lindur 8 mijë e 44 foshnje./21Media

Back to top button