Gashi: Ndryshimi i neneve të kodit penal- lojra të politikanëve!

Tomë Gashi ka folur rreth mundësisë së ndryshimeve të neneve të kodit penal në vend

Tema e cila bërë bujë javëve të fundit, ajo rreth mundësisë së ndryshimeve të nenev të kodit penal ishte tema e cila u diskutuar në Click të RTV21 .

Avokati Tomë Gashi tha se kjo ishte një lojë e politikanëve të mëdhenj për të ndryshuar këto nene që fillimisht i propozojnë vetë dhe pastaj kur Ministria e Drejtësisë dëshiron t’i inkorporoj në ligjin e ri penal këto ndryshime atëhere ka reeagime nga presidenti dhe të tjerët që këto nene të tërhiqen, shkruan rtv21.tv

Gashi po ashtu tha se ai beson se që këto nene nuk do të aplikohen kurrë pasi qe në një vend të civilizuar shteti nuk ka nevojë të mbrohet me ligj.

Ndryshe presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ditë më parë ka përshëndetur largimin e neneve të propozuara 134/C dhe 134/D nga plotësim-ndryshimi i Kodit Penal, të cilat ndërlidhen me lirinë e shprehjes./21Media

Artikuj të ngjashëm

Shikoni Gjithashtu
Close
Back to top button
close button