“Njeriu pa kombin është asgjë, e kombi pa brezat e ardhshëm shuhet”

Lëvizja për Barazi, Studim, Kritikë, Veprim me një aksion simbolik në murin e objektit të Rektoratit

Lëvizja për Barazi, Studim, Kritikë, Veprim në shenjë kundërshtim ndaj veprimit të zyrtarëve të Rektoratit në Universitetin e Prishtinës, të cilët ditë më parë larguan flamurin kombëtar nga salla e senatit të Universitetit të Prishtinës, ku do të mbante ligjëratë lordi Alan Watson nga Anglia, me një aksion simbolik në murin e objektit të Rektoratit vendosën mbishkrimin/grafitin “Njeriu pa kombin është asgjë, e kombi pa brezat e ardhshëm shuhet.”

Duke kundërshtuar kështu një veprim të tillë ata poashtu në statujën e “Hasan Prishtinës” vendosën flamurin kombëtar.

Pjesëtarë të kësaj lëvizjeje ndërkohë patën një zënkë të shkurtër me një pjesëtar të sigurimit të Rektoratit i cili u tha se nuk i kishin njoftuar se do të vendosin grafitin në murin e Rektoratit.

Pjesëtarët e kësaj lëvzijeje u larguan të qetë./21Media

Back to top button