Kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi në vizitën e tij të parë zyrtare në Bruksel

Talat Xhaferi do të informojë bashkëbiseduesit e tij me situatën në Maqedoni

Kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi është  në vizitën e tij të parë zyrtare në Bashkimin Evropian. Ai ka udhëtuar me ftesë të  përfaqësuesve të lartë të Bashkimit Evropian dhe Parlamentit Evropian. Xhaferi do të takohet me komisionarin e BE për Zgjerimin dhe Politikë fqinjësore, Johannes Hahn dhe Përfaqësuesen i Lartë për Politikë të Jashtme dhe të Sigurisë së BE-së,  Federika Mogerini.

Gjatë qëndrimit të tij, Xhaferi do të takohet edhe me Kryetarin e Parlamentit Evropian, Antonio Tajani si dhe eurodeputetët Ivo Vajgl, Eduard Kukan dhe Knut Flekenshtajn.

Siç informojnë nga zyra e tij, Talat Xhaferi do të informojë bashkëbiseduesit e tij me situatën në Maqedoni, me një theks të veçantë në vazhdimin e procesit të formimit të qeverisë së re si shprehje e shumicës parlamentare./21Media

Show More
Back to top button