Hoxhaj: Raporti mes Kosovës dhe Serbisë ka përmirësime

Ministri Hoxha u takua me homologen e tij nga Suedia

Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës Enver Hoxhaj pas një takimi që pat me homologen e tij të Suedisë, Margot Wallström, mbajtën një konferencë për media.

Mes tjerash ministri Hoxhaj përmendi edhe punën e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, me ç’rast theksoi se dialogu mes Kosovës dhe Serbisë është i rëndësishëm për të dy vendet por është edhe i rëndësishëm edhe për stabilitetin rajonal. Ai tha se asociacioni i komunave duhet të themelohet në Kosovë sepse është interes i Kosovës, shkruan rtv21.tv

Tutje Hoxhaj tha se dialogu teknik ka arritë me i zgjedh shumë çështje të rëndësishme por tha se raporti mes Kosovës dhe Serbisë ka përmirësime./21Media

Back to top button