24 policë kanë vdekur nga COVID-19, 7 mijë e 912 janë vaksinuar
Sot, Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, me rastin e shënimit të 22 -vjetorit të themelimit të Policisë së Kosovës, tha 24 policë kanë vdekur nga COVID-19, ndërsa, 7 mijë e 912 janë vaksinuar.
Ai gjatë fjalimit tha se pritet të vaksinohen edhe 1 mijë e 268 policë për pak ditë.
”Unë si minister do të angazhohem me kapacitet e mia që Policia e Kosovës të jetë sa më profesionale, të jetë me integritet të lart, krahasuar me vendet e botës demokratike”, ka thënë Sveçla gjatë fjalimit.
Ai ndër të tjera theksoi se pas më shumë se dy dekadash Policia e Kosovës numëron 9 mijë e 180 zyrtarë policor, të cilët janë gjithmonë të gatshëm për të ofruar siguri për qytetarët.
Në fund të fjalimit, Sveçla ka falënderoi të gjithë ata që kanë dhënë kontribut në luftimin e pandemisë, duke filluar nga menaxhmenti, policët, ekipet mjekësore dhe Ministria e Shëndetësisë.
Ndryshe, më 6 shtator 1999, Misioni i OSBE-së në Kosovë, në pajtim me Rezolutën e Kombeve të Bashkuara 1244 ka hapur Shkollën e Policisë dhe ka filluar trajnimin e kandidatëve për pjesëtarë të Policisë së Kosovës.
Gjenerata e parë e kandidatëve për pjesëtarë të këtij Shërbimi filloi trajnimin në këtë qendër më 6 shtator 1999. Kjo gjeneratë numëroi 176 pjesëtarë, të cilët me sukses përfunduan trajnimin dhe pastaj filluan ushtrimin e veprimtarisë policore në tërë territorin e Kosovës si policët e parë të këtij shërbimi./21Media