A po e përmbyll karrierën muzikore Enrique Iglesias?

Këngëtari spanjoll, me famë ndërkombëtare, Enrique Iglesias është gati për të filluar një kapitull të ri në jetën e tij.
46 vjeçari bëri të ditur se albumi i tij i radhës “Final”, mund të jetë edhe i fundit në karrierën e tij.
“Nuk është diçka për të cilën kam menduar muajt e kaluar. Është diçka për të cilën kam menduar vitet e fundit. Është pjesa e parë dhe e dyta, por janë të fundit. Nuk e di, jam në një kapitull të jetës sime, ku mendoj se është koha e duhur që ta lë muzikën dhe po e mendoj këtë gjë që nga viti 2015”, tha Iglesias.
Artisti gjithashtu tha se nuk do të ndalojë me kaq dhe se do të vazhdojë të shkruajë tekste, sepse i pëlqen ta bëjë atë.
Gjithashtu, ai njoftoi të gjithë se ky album do të publikohet më 17 shtator, duke i falënderuar të gjithë për mbështetjen e vazhdueshme./21Media

Back to top button