24 të vdekur nga rrëshqitjet masive të dheut

Të paktën 24 persona kanë mbetur të vdekur nga rrëshqitjet masive të dheut

Nga rrëshqitjet masive e dheut kanë humbur jetën sot 24 persona, përfshirë 9 fëmijë, në një fshat në jug të Kirgistanit, njoftoi Ministria e Situatave Emergjente e Kirgistanit.

“24 shtetas të Kirgistanit, në mesin e të cilëve 9 fëmijë, u vranë pas rrëshqitjeve masive të dheut në jug të vendit”, deklaroi zëdhënësja e Ministrisë, Elmira Cheripova.

Sipas saj, 266 forca shpëtimi, përfshirë mjekë dhe ushtarakë janë mobilizuar në këtë zonë. “Rrëshqitja e dheut goditi fshatin Ayouou në rajonin Och rreth orës 06:40 sipas orës lokale, duke marrë me vete gjashtë shtëpi dhe banorët e tyre”, saktësoi Cheripova.

Back to top button