24 viktima nga COVID-19 në Maqedoni

 

Ministria e Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut, njoftoi se në 24 orët e fundit janë kryer 2 mijë e 928 testime, ndërsa janë regjistruar 323 raste të reja me COVID-19.

Rastet e reja pozitive janë nga: Në Shkup – 96, Kumanovë – 35, Prilep – 20, Strumicë – 17, Manastir – 16, Koçani – 13, Veles – 12, Tetovë dhe Gostivar nga 11, Ohri dhe Kërçova nga 10, Kavadar dhe Negotinë nga 8, Shtip dhe Radovish nga 7, Resnjë – 6, Sveti Nikollë dhe Vinicë nga 5, Dellçevë – 4, Strugë, Berovë dhe Krushevë nga 3, Kriva Pallankë, Probishtip, Demir Hisar dhe Kratovë nga 2, Gjevgjeli, Vallandovë, Bogdanci, Pehçevë dhe Makedonska Kamenica nga 1.

Ndërkaq, 24 persona e kanë humbur betejën me virusin.

Sot janë regjistruar 714 pacientë të shëruar nga COVID-19.

Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me COVID-19 në Maqedoni, që nga fillimi i epidemisë është 153 mijë e 137, numri i pacientëve të shëruar është 135 mijë e 367, numri i vdekjeve ka arritur në 5 mijë e 16, ndërsa numri i rasteve aktive është 12 mijë e 754./21Media

Back to top button