Covid-19: Rinis vaksinimi në Kosovë!

Varhelyi: Ky është vetëm furnizmi i parë, dërgesa e radhës vjen në qershor .-Kurti:  Qeveria është duke punuar pa u ndalur për të siguruar vaksina

 Sot rifilloi vaksinimi kundër Covid-19 pas arritjes së 4 mijë e 680 dozave të vaksinës Pfizer&BioTech. Me këtë sasi të vaksinave po imunizohen punonjësit shëndetësorë. Procesin e vaksinimit e pa nga afër Komisioneri për  Fqinjësi dhe Zgjerim  i BE-së, Oliver Varhelyi i cili tha se furnizimi për Kosovën do të vazhdojë edhe me tej dhe dërgesa e radhës do të jetë  në qershor. Ndërsa kryeministri Albin Kurti, tha se janë duke punuar pandalur për për vaksinimin e 60% të popullatës gjatë këtij viti./21Media

 

Back to top button