24 viktima nga COVID-19 në Maqedoni

 

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar, se gjatë 24 orëve të fundit në Maqedoninë e Veriut janë regjistruar 24 viktima.

Prej tyre, 5 viktima janë nga Prilepi, 4 nga Shkupi, 3 nga Kavadari, nga dy viktima janë regjistruar në Gjevgjeli, Gostivar, Koçan dhe Dibër, ndërsa nga një viktimë është regjistruar në Kumanovë, Manastir, Shtip dhe Negotinë.

Të gjithë pacientët kanë vdekur në kushte spitalore, ndërkaq thuhet se ata i përkasin moshës prej 40 deri në 80 vjeç.

Në po të njëjtën periudhë, janë regjistruar edhe 999 raste pozitive në Covid-19 dhe janë shëruar 543 pacientë.

Që nga fillimi i pandemisë, në vend janë realizuar 571.068 testime, prej të cilëve 113.929 kanë rezultuar pozitivë në Covid-19.

Betejën me virusin e kanë humbur 3.364 pacientë, ndërkaq janë shëruar 98.676 të tjerë. Numri i rasteve aktive arrin në 11.889./TV21

Back to top button