Gent Cakaj kërkon ndihmë për babain e tij

 

 

Gent Cakaj, ish-ministri i Jashtëm në detyrë i Shqipërisë, ka kërkuar ndihmë nga personat që e kanë kaluar COVID-19, për të siguruar plazmë të gjakut pcr babain e tij.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka njoftuar se ndihmuesit e mundshëm duhet të kenë mbi 50 antitrupa.

“I shtrenguar nga beteja me COVID-19, detyrohem të ju kërkojë ndihmë personale për të siguruar me urgjencë plazmë të gjakut për grupin A pozitiv, për babain tim, Shkelzen Cakaj. Gjaku duhet të përmban mbi 50 antitrupa! Ndihmuesit e mundshëm duhet të lajmërohen sa më parë në Qendrën e Transfuzionit të Gjakut në QKUK, në emër të babait tim, Shkelzen Cakaj. Po ashtu, të gjithë ata që kanë mundësi mund të na kontaktojnë drejtëpërdrejtë edhe në këtë numër telefoni: +38345101998! Ju falemnderoj përultësisht dhe Zoti ju bekoftë!”, ka shkruar Cakaj./21Media

Back to top button