24 vjeçari arrestohet për drogë

Policia e Kosovës ka njoftuar se dje në Mitrovicën e Jugut ka arrestuar një person për posedim të lëndëve narkotike.
“Arrestimi i të dyshuarit është realizuar në rrugën “Mbretëresha Teutë” në Mitrovicë, ku gjatë kontrollit te i dyshuari është gjetur dhe sekuestruar substancë e dyshuar narkotike me peshë 0.6 gram.”, thuhet në njoftim.
Bëhet e ditur se në cilësi të të dyshuarit është intervistuar D. A.., 24 vjeçar, shtetas i Republikës së Kosovës, pas intervistimit me urdhër të prokurorit të rastit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt./21Media

Back to top button