24 vjet burg për burrin që vrau gruan e tij në Llaushë

Më 24 vjet burg e 500 euro gjobë e ka dënuar Gjykata e Mitrovicës, Skender Qerimajn, i cili është i akuzuar nga Prokuroria e Mitrovicës për vrasjen e gruas së tij, Lirie Qerimaj në Llaushë të Skenderajt.
Skender Qerimaj e ka pranuar fajësinë për të gjitha pikat e aktakuzës në seancën e kaluar.
Në janar të këtij viti, Lirie Qerimaj ishte vrarë në Llaushë të Skenderajt. 48-vjeçarja Lirije Qerimaj gjeti vdekjen nga arma, të cilën aktakuza thekson se e kishte shkrepur bashkëshorti i saj, Skënder Qerimaj.
Skender Qerimaj ishte akuzuar për katër vepra penale: Vrasje e rëndë, Lëndim i lehtë trupor, Dhunë ne familje dhe Armëmbajtje pa leje.
Vepren penale të vrasjes, Gjykata e ka dënuar me 22 vjet, për dhunë në familje me 1 vjet burgim e 500 euro gjobë, për veprën të armëmbajtes pa leje me 1 vjet burgim dhe për lëndim të lehtë trupor me 1 vjet e gjashtë muaj, gjithsej, gjykata ja ka unifikuar dënimin me 24 vjet burgim.
Viktima kishte kërkuar mbrojtje nga shteti, por asaj nuk i ishte dhënë siguri. Ditë ditë para vrasjes, Lirije Qerimaj e kishte raportuar rastin në polici. Viktima e këtij rasti, Lirije Qerimaj, më 1 janar kishte kërkuar mbrojtje nga shteti pas dhunës nga burri i saj, ndërsa kërkesa për mbrojtje ishte dorëzuar në ditën kur ajo u vra, me 5 janar.
Elvir Imeri avokati i të akuzuarit Skender Qerimaj tha se do të ushtrojnë ankesë vetëm per lartesine dhe llojin e denimit pasi i mbrojturi im pas konsultimit me mua i njëjti me vullnetin e tij e ka pranuar fajësinë për të gjitha pikat e aktakuzes. Kryetari i trupit gjykues, gjyqtari Velko Vuqetiq i ka lejuar pjesëmarrjen e mediave në seancë por nuk e ka lejuar xhirimin e shpalljes ndaj të akuzuarit./kallxo.com

Back to top button