Khloe Kardashian e Tristan Thompson shihen bashkë një festë të ditëlindjes
Khloe Kardashian është parë nën shoqërinë e ish-të dashurit të saj, Tristan Thompson në një festë ditëlindjeje.
Ylli i muzikës, Beyonce festoi ditëlindjen e 41-të në Kaliforni, ku pjesë e festës së madhe ishin yje të njohur të botës së artit.
Nuk është bërë e ditur nëse dyshja mbërriten bashkë në vendin ku festa do të mbahej.
Syrit të kamerës nuk i shpëtuan dot as Khloe e as Tristan.
Khloe u mundua të fshihej nën çantën e saj, ndërkaq Tristan mbeti pa shprehje në fytyrë gjersa mbante një palë size dielli.
Të pranishme në festë ishin edhe Kris Jenner, Kim Kardashian, Drake, Lizzo, Jaden Smith, Bella Hadid, Machine Gun Kelly, Megan Fox, Lily-Rose Depp, Offset dhe Vanessa Bryant./21Media


Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?