24 vjet burg për personin që vrau vëllain e tij

 

Gjykata Themelore në Prizren e ka shpallur fajtor dhe  ka dënuar me 24 vjet burg B. G për vrasjen e vëllait të tij në mars të vitit 2019.

Ngjara ka ndodhur më 16 mars të vitit 2019 në Suharekë, sic bëhet e ditur nga aktakuza,  i akuzuari pas një mosmarrëveshje rreth çështjeve pronësore ka vravrë vëllain e tij I.G.

“I akuzuari pas një mosmarrëveshje paraprake rreth çështjeve pronësore me dashje privon nga jeta anëtarin e familjes vëllain I.G., në atë mënyrë që hyn te dyert e oborrit të shtëpisë së K.G., me pistoletë-revole e markës HS – 9  cl. 9 x 19 mm, dhe me të shtënë një  here në drejtim të I.G., i cili kishte ardhur mysafir dhe pas të shtënës  i plagosur ik brenda në shtëpi, i akuzuari fillon të ndjek atë,  e dëmtuara N.G., pas dëgjimit të një zhurme, nga frika se mos është rëxuar nipi e hap derën e shtëpisë e sheh B.G., i cili shtënë në drejtimin e saj dhe e plagos në regjionin e sipër në anën e djathtë të abdomenit, ku i shkakton dëmtime të rënda trupore plagë hyrëse, tejshkuese me armë zjarri në regjionin e sipër të djathtë të abdomenit, plagë dalëse në regjionin e djathtë gluteal, e përcjellur me shok hemoragjik, perforacion të zorëve dhe thyerje të kockës së anës së djathtë të legenit dhe gjakë mbledhje në hapsira të lira të barkut, me çrast me dashje e vë në rrezik jetën e një ose më shumë personave tjerë – konkretisht të dëmtuarës N.G., duke I shkaktuar lëndime të lartcekura, i akuzuari B.G., vazhdon ndjekjen duke hyrë në dhomën ku ishte fshehur Ismeti dhe në të shtënë katër here në pjesë të ndryshme të trupit, duke shkaktuar plagë nga arma e zjarrit në regjionet – e anës së jashtme të krahut të dorës së djathtë, e anës së majtë të gjoksit, e kërdhokullës së djathtë në skajin e sipërm, në pjesën e përparme dhe të sipërme të kofshës së këmbës së majtë  dhe kofshës së këmbës  së djathtë, në regjionin zverkor të kokës ku shihen tri plagë shqyese ndrydhëse si dhe dërmishje dhe gërvishje lëkurore të regjionit të ballit dhe të hundës, ashtu që nga veprimi dinamik I predhave të hedhur nga arma e zjarrit e që si rrjedhojë ka pasur gjakëderdhje të mbrendshme dhe jashtme e cila ka ardhur si pasojë e dëmtimit të organeve vitale mushkrive, vjenë deri te vdekja e të ndjerit të I.G., më për së afërmi e përshkruar si në konkluzionin e raportit të autposisë Dr. V.H., të dt. 18.03.2019.”, sqarohet ngjarja në aktakuzë

Bëhet e ditur se në dënim do të llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim nga data 03.2019 e këndej./21Media

Back to top button