Shtetasi i Shqipërisë tentoi ta korruptojë policin e Kosovës

 

Pas dy përpjekjeve për të hyrë në Kosovë pa letërnjoftim, një shtetas i Shqipërisë ka tentuar këtë ta bëjë në një formë tjetër. Ai  për herën e tretë i ka ofruar një zyrtari policor të Kosovës 40 euro në këmbim të lejimit të hyrjes , por një gjë e tillë ka përfunduar pa sukses.

Madje bëhet e ditur nga policia  se shtetasi i Shqipërisë është arrestuar për këte veprim.

Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit pas intervistimit i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48-orë./21Media

Back to top button