24 vjet nga vrasja e Ahmet Krasniqit
Në 24 vjetorin e vrasjes së ish- ministrit të mbrojtjes në Qeverinë e Kosovës, Ahmet Krasniqi, kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Lumir Abdixhiku e anëtarë të tjerë të këtij subjekti politik, kanë bërë homazhe pranë varrit të tij në varrezat e dëshmorëve në Velani të Prishtinës. U kërkua drejtësi për vrasjen e tij.
Homazhe pranë varrit të Ahmet Krasniqit kanë bërë edhe familjarë, miq dhe të gjithë ata që e kanë njohur. Abdixhiku tha se vrasja e Ahmet Krasniqit ishte e rëndë derisa theksoi se mos ndriçimi i rastit të kësaj vrasje është edhe më e rëndë.
“Vrasja e tij është humbje për popullin tonë por dhimbje e dyfisht është mos zbardhja e fatit të kësaj vrasje të rëndë tash e 24 vite. Mbesim të përkushtuar që të kërkojmë drejtësi për të dhe familjen e tij dhe për të gjithë Kosovën”, ka thënë ai.
Behxhet Krasniqi vëllai i kolonelit Ahmet Krasniqi tha se vrasja e tij për familjen është e vështirë dhe se presin që të ndriçohet kjo ngjarje.
“Ne po qëndrojmë pak më të fortë dhe po shpresojmë e po punojmë që vrasja e vëllait tonë të zbardhet njëherë e përgjithmonë”, ka thënë ai.
Koloneli Ahmet Krasniqi është vrarë në natën e 21 shtatorit të vitit 1998 në Tiranë, dhe ende nuk është ndriçuar rasti i vrasjes së tij. Ai ishte ministër i mbrojtjes në Qeverinë e Bujar Bukoshit./21Media
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?