”Deklarata e Mustafës e ngutshme dhe e pamatur”
Shukri Buja tha se deklarata e kryeministrit Mustafa ishte frustruese
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Shukri Buja, njëri nga zërat e kësaj partie që ka kërkuar kohë më parë prishjen e koalicionit me LDK-në dhe nënshkrues i mocionit për votëbesimin ndaj Qeverisë, deklaratën e kryeministrit Mustafa e ka quajtur të pamatur dhe frustruese.
“Edhe pse nuk ishte deklaratë Facebooku, ishte njëjtë e ngutshme, e pamatur, por e kuptueshme në gjendjen e tij emocionale frustruese”, ka thënë Buja.
Kryeministri i Kosovës dhe kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, në lidhje mocionin e dërguar në Kuvend për rrëzimin e Qeverisë së Kosovës, në një deklaratë për televizionin publik ka thënë sonte se Qeverinë po tentojnë ta rrëzojnë ata që kanë probleme me ligjin.
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?