Plagoset një person në Mitrovicë

Nga të shtënat me armë është plagosur një person

Një person është plagosur si pasojë e të shtënave me armë zjarri, ndërsa është dërguar në Spitalin e Mitrovicës për trajtim mjekësor. Nuk dihet ende gjendja e tij shëndetësore.

Ngjarja ka ndodhur sonte rreth orës 21:20 në njërin prej lokaleve afër urës së Ibrit në Mitrovicë.

Zëdhënësi i policisë, Avni Zahiti e ka konfirmuar rastin dhe ka thënë se policia ka dalë në vendin e ngjarjes, ku ka konfiskuar një armë zjarri, ndërsa nuk ka bërë të ditur detaje tjera.

Back to top button