“25 gra dhe vajza thonë se janë përdhunuar nga trupat ruse në Bucha”

Njëzet e pesë gra dhe vajza kanë thënë se janë përdhunuar nga forcat ruse në Bucha, tha një zyrtare e lartë ukrainas për BBC.

Lyudmyla Denisova, komisionere për të Drejtat e Njeriut në Parlamentin ukrainas tha se kishte marrë të paktën 25 raporte për përdhunim të grave dhe vajzave të moshës 14 deri në 24 vjeç nga ushtarë rusë.

Ajo tha se Ukraina kishte prova të “gjenocidit të popullit ukrainas” dhe të krimeve ushtarake dhe shtoi se përdhunimi ishte “arma e re” e forcave ruse.

“Së bashku ishin 25 gra të moshës 14-24 vjeç që u përdhunuan nga ushtarët rusë. Kjo po ndodhte për një muaj. Ne do të vazhdojmë t’i dokumentojmë këto krime të tmerrshme, për fat të keq dhe çdo kriminel do të dënohet.”, shtoi ajo.

Ndërkohë, Rusia ka mohuar kryerjen e mizorive në Bucha./21Media

Back to top button