25 persona me Covid-19 shtrihen në spitale
Si pasojë e rritjes së numrit të rasteve të reja me Covid-19, është shtuar edhe numri i pacientëve të shtruar nëpër spitale. Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se aktualisht janë 25 pacientë të infektuar që po trajtohen në spitalet e Kosovës nga Covid-19.
“Në dy javët e fundit (20 qershor-5 korrik 2022), si pasojë e regjistrimit të një numri më të lartë të rasteve të reja të COVID-19, janë rritur edhe rastet aktive nga 110 sa ishin më 20 qershor në 1244 më 5 korrik”, thuhet në njoftimin e Ministrisë.
Ministria e Shëndetësisë u ka bërë thirrje qytetarëve që të vaksinohen me dozën e radhës të vaksinës kundër COVID-19, për të parandaluar infeksione të reja, forma të rënda të sëmundjes nga Covid-19 dhe vdekjet.
Vetëm gjatë 24-orëve u shënuan 213 raste të reja me Covid-19. Ndërsa, vetëm 95 persona janë vaksinuar./21Media