25 vjeçari u lëndua pasi përfundoi me veturë në kanal
Raportohet se drejtuesi i veturës është jashtë rrezikut për jetë
Një 25-vjeçar ka mbetur i lënduar si pasojë e një aksidenti rrugor, i cili ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin Fier-Patos.
Mjeti tip “Ford” me targa AA 726 EG, që drejtohej nga 25-vjeçari, Adriano Saliaj ka humbur kontrollin dhe ka rënë në një kanal në kthesën e Portëzës.
Për pasojë ka mbetur i lënduar drejtuesi, i cili po merr mjekim në spitalin e Fierit dhe është jashtë rrezikut për jetën.
Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të aksidentit, raporton Oranews