26 mijë e 688 raste aktive me Covid-19

2 mijë e 629 persona që kanë qenë të prekur me Covid-19 kanë vdekur që nga marsi i vitit 2020, ndërsa janë infektuar 152 mijë e 169 persona.
Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës dje ka informuar se gjatë 24 orëve të fundit kanë vdekur 24 persona që kanë qenë të prekur me Covid-19, janë konfirmuar edhe 890 raste të reja, ndërsa numri i rasteve aktive me Covid-19 është 26.688.
Siç ka informuar MSh, janë shëruar janë shëruar 1.712 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 123.852.
“Në 24 orët e fundit janë dhënë 19.526 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 922.623 doza të vaksinës. Deri më sot 307.467 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.”, ka informuar MSh./21Media
May be an image of text

Back to top button