26 pacientë me COVID-19 po trajtohen në spitale

 
Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës, ka njoftuar se bazuar në raportimet nga dy klinikat COVID në QKUK dhe spitalet e përgjithshme, në trajtim janë 71 pacientë, 26 nga ta të konfirmuar Covid-19 pozitivë, 57 me oksigjeno-terapi dhe 3 në gjendje të rënduar shëndetësore.
Në QKUK janë të shtrirë 49 pacientë, 12 të konfirmuar me Sars Cov-2 pozitivë, 46 me oksigjeno-terapi, 1 në gjendje të rënduar shëndetësore.
Numri i pacientëve të shtrirë sipas klinikave:
Klinika Infektive, 12 pacientë
Klinika e Pulmologjisë, 37 pacientë
Në spitalet e përgjithshme janë të shtrirë 22 pacientë
14 të konfirmuar pozitivë
11 me oksigjeno-terapi
2 në gjendje të rënduar shëndetësore
Numri i pacientëve të shtrirë sipas spitaleve të përgjithshme
Spitali i Prizrenit, 4 pacientë
Spitali i Gjakovës, 2 pacientë
Spitali i Pejës, 6 pacientë
Spitali i Gjilanit, 2 pacientë
Spitali i Ferizajt, 0 pacientë
Spitali i Mitrovicës, 6 pacientë
Spitali i Vushtrrisë, 2 pacientë.

Back to top button