26-vjeçarja ka 22 fëmijë, por dëshiron më shumë se 100

Kristina Ozturk dëshiron një familje të madhe.

Disa mund të argumentojnë se me 22 fëmijë tashmë, ajo e ka arritur këtë qëllim. Por, 26-vjeçarja synon të ketë 105 fëmijë.

Nëna ruse, e cila jeton në Gjeorgji, ka 236,000 ndjekës në Instagram dhe është e famshme për numërin e madh të fëmijëve, 20 prej të cilëve kanë lindur me nënë surrogate në vitin 2020 gjatë kulmit të pandemisë COVID.

Kristina ndan 21 nga 22 fëmijët e saj me bashkëshortin e saj, milionerin 58-vjeçar Galip Ozturk, i cili aktualisht ndodhet në burg pasi u dënua në fillim të këtij viti me tetë vjet pasi u shpall fajtor për blerje dhe posedim të paligjshëm të drogës dhe substancave psikotrope.

Kristina ishte një nënë beqare nga Rusia kur vendosi të vizitonte qytetin turistik detar të Batumi, Gjeorgji për një pushim.

Pikërisht aty ajo takoi manjatin e pronave dhe transportit, i cili është me origjinë nga Turqia. Ajo më vonë e përshkroi atë si “mentorin, udhërrëfyesin dhe princin e saj të përrallave të gjithë në një”.

Ndërsa Kristina fillimisht kishte planifikuar të kishte një fëmijë çdo vit, ajo e kuptoi se do të ishte një arritje e pamundur – kështu që, e vendosur për të pasur familjen e madhe që dëshironte, ajo dhe Galip shkuan në rrugën e surrogacisë, e cila zbuloi se i kushtonte 14,000 dollarë për shtatzëni./21Media

Back to top button