26 vjet nga Marrëveshja e Dejtonit
Sot bëhen 26 vjet nga nënshkrimi i Marrëveshjes së Paqes për Bosnjë dhe Hercegovinë, njohur si Marrëveshja e Dejtonit. Marrëveshja ishte nënshkruar në bazën ushtarake amerikane “Wright Peterson” në Ohajo, më 21 nëntor 1995.
Një nga parimet kryesore të kësaj marrëveshje, ishte në ndarjen e BiH në 51% në territorin e Federatës së BiH-së dhe 49% në Republikën Serbe.
Nënshkruesit ishin zotuar për të rregulluar marrëdhëniet e ndërsjella sipas Kartës së Kombeve të Bashkuara, Aktin Final të Helsinkit dhe dokumentet e tjera të OSBE-së, si dhe respekt reciprok për sovranitetin dhe zgjidhjen e kontesteve në mënyrë paqësore.
Ky dokument kishte mundësuar që t’i jepej fund luftës disa vjeçare, ku kishin humbur jetën më shumë 300-mijë qytetarë të BeH-së, e cila luftë kishte filluar pas shpalljes së pavarësisë së Bosnjës nga Jugosllavia. Agresioni ishte kryer nga Ushtria e Jugosllavisë që udhëhiqej nga Serbia, në mbështetje të serbëve të Bosnjës, që kishin për synim ta mbanin nën kontrollin e tyre territorin e BeH-së.
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?