26 vjet nga vdekja e veprimtarit Anton Çetta

Sot bëhen 26 vjet nga vdekja e veprimtarit, plakut të urtë, Anton Çetta.
Anton Çetta mbahet mend për urtësinë, për punën e madhe që ka bërë në mbledhjen e folklorit shqiptar.
Por, veprimtaria e tij më e madhe, është në Lëvizjen e pajtimit të gjaqeve. Kjo lëvizje ishte zhvilluar në fillim të viteve të 90-ta dhe kishte arritur për një kohë të shkurtër të shuajë pjesën më të madhe të hasmërive mes shqiptarëve në Kosovë dhe në trevat tjera shqiptare.
Kjo Lëvizje e udhëhequr nga plaku i urtë, ishte përkrahur nga studentët dhe intelektualët e kohës.
Anton Çetta ishte lindur në vitin 1920 në Gjakovë dhe ka vdekur në vitin 1995 në Prishtinë.

Back to top button