2600 gjoba trafiku u shqiptuan për 24 orë

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë 24 orëve janë shqiptuar 2 mijë e 600 tiketa trafiku.

Sipas Policisë gjatë 24 orëve kanë ndodhur gjithsej 77 aksidente, ku 24 prej tyre me të lënduar dhe 53 aksidente trafiku me dëme materiale.

Po ashtu 21 persona janë arrestuar, ndërsa 19 janë në mbajtje.

Në vuajtje të dënimit sipas Policisë është dërguar një person./21Media

Back to top button