Rrëfimi i nënës në karrocë, pa shtëpi me vajzën e vogël

Lumija një nënë heroinë

Në emisionin “Edhe unë jam Kosovë” në RTV21, këtë javë u prezantua një rast më specifik. Fjala është për Lumije Rulanin nga komuna e Gjilanit, të cilën në moshën 3 vjeçe, sëmundja e fruthit e la me pasoja, shkruan rtv21.tv

Nga ajo kohë Lumija është e lidhur për karroce, e vazhdoi kështu rininë e saj pa shkuar as një ditë të vetme në shkollë. Në moshën 30 vjeçare ajo u martua, martesë kjo e cila i zgjati vetëm 2 vjet dhe pasi u nda nga bashkëshorti ajo mbeti rrugëve të Gjilanit me vajzën atëkohë 1 vjeçe.

Lumija ka treguar se për 9 vjet me radhë ka kërkuar ndihmë në komunë, nëpër pushtete të ndryshme por, edhe sot jeton me qera. E dëshpëruar tregon se mendon se ju shkel sa herë e drejta për banim.

Të gjitha shpresat Lumija i ka te vajza e saj e cila tani është 9 vjeçe, por rrëqethëse është tregimi për të bijën e cila iu bë krah i djathë qysh nga mosha 3 vjeçe.

Lumija një nëne heroinë, ndonëse me aftësi të kufizuar ajo ushtron zanatin e rrobaqepëses dhe çdo ditë sfidohet në punë./21Media

 

Back to top button