Beqiri: LDK unike sa i përket Demarkacionit

Ai tha se kur të vijë në radhet e demarkacionit LDK do të jetë unike

Pas përfundimit takimit të kryeministrit të Kosovës, Isa Mustafa me deputetët e LDK-së, sekretari i LDK-së Ismet Beqiri siguroi se në seancën e nesërme për mocion nuk do të ketë asnjë votë kundër kryeministrit nga ky subjekt. Gjithashtu, tha se edhe anëtarët e koalicionit duhet të jenë të përgjegjshëm ani pse e thekson se LDK nuk iu frikësohet zgjedhjeve të mundshme.

Ndërsa sa i përket demarkacionit ai tha se LDK do të jetë unike. “Shumë unike … me unike se te tjerët, të cilët thonë se i kanë votat”, tha Beqiri.

Projektligji për Demarkacionin pritet që të shkojë në Kuvend pas seancës së mocionit te mosbesimit e cila do të mbahet nesër./21Media

Back to top button