ISIS ekzekutoi me prerje koke një agjent rus

Braktiset nga Rusia

Shteti Islamik ka publikuar sot një video-xhirim, në të cilin mund të shihet ekzekutimi i një personi, për të cilin thuhet se është agjent i shërbimit rus të inteligjencës, i kapur më Siri, u kumtua në faqen për mbikëqyrjen e aktiviteteve terroriste, SITE, me seli në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ministria ruse e Mbrojtjes dhe Shërbimi Federativ i Inteligjencës nuk deshën të komentojnë këtë lajm, shkruan rtv21.tv

Në video-xhirimin në gjuhën ruse, publikuar pikërisht sot, kur Rusia shënoi 72 vjetorin e fitores kundër Gjermanisë naziste, mund të shihet një mashkull i veshur me të zeza, i cili është i gjunjëzuar dhe ju bën thirrje agjentëve tjerë rusë që të dorëzohen.

“Ky idiot ka besuar në premtimet e shtetit të tij se nuk do të braktiset, në rast se kapet”, thotë një mashkull me mjekër, para se ta ekzekutonte të arrestuarin me prerje koke./21Media

Back to top button