28 orë not nga Brindisi drejt Vlorës, Eva Buzo ndërpret sfidën pas problemeve shëndetësore

Avokatja dhe atletja Eva Buzo ëshë detyruar pas 28 orësh ta ndërpresë sfidën e saj për kalimin me not nga brigjet e Italisë drejt Vlorës pasi që i janë shfaqur problem shëndetësore.

Mediat në Shqipëri raportojnë se ajo ka paraqitur disa shqetësime gjatë rrugës nga uji i kripur si dhe djegia nga një kandil teksa është dërguar në spital pas problemeve shëndetësore.

Buzo është sjellë në Vlorë me mjetin lundrues që e shoqëronte.

Eva është një avokate që karrierën e saj e zhvillon në Australi dhe e angazhuar masivisht me problematika sociale, në mbrojtje të të drejtave të njeriut. Ka përvojë pune në Afrikën Lindore, Azinë Jugore dhe Australi, për organizata të ndryshme duke përfshirë Ëorld Vision dhe Save the Children.

Back to top button