Rasti i 3-përqindëshit, dënohen me 6 vjet burgim Naser Osmani dhe  Atdhe Gashi

Gjykata Themelore në Prishtinë ka dënuar me nga 3 vjet burgim të akuzuarit për shpërdorim të fondit të 3-përqindëshit, ish-deputetin e LDK-së Naser Osmanin dhe Atdhe Gashin, i cili dikur ishte këshilltar i kryeministrit në ekzil Bujar Bukoshi

Dyshja po ashtu është obliguar që në mënyrë solidare të kompensojë dëmin prej 255 mijë e 398 eurosh në afat prej 15 ditësh, njofton rtv21.tv.

“I pandehuri N.O në cilësi të anëtarit të OJQ-U-Forkut në Prishtinë dhe A.G në cilësinë e arkatarit të OJQ-U-Forkut në Prishtinë, në vazhdimësi, përgjatë periudhës kohore 2006-2015, në bashkëkryerje, me qëllim për ti sjellur vetit apo tjetrit dobi pasurore të kundërligjshme kishin përvetësuar pasurinë e luajtshme të personave të tjerë, e cila ju është besuar atyre, qytetarë të Republikës së Kosovës dhe vendeve të tjera, kontribuues në fondin e themeluar atë botë për financim të strukturave të Qeverisë së Kosovës në ekzil, shuma këto prej minimum 3% të të hyrave të tyre personale mujore, e të cilat ishin transferuat në xhirollogarinë e U-Fork, ashtu që kishin tërhequr Shumën prej 255.398.41 euro në kesh dhe nuk e kishin arsyetuar e as dëshmuar tërheqjen e kësaj shume”, thuhet në akt-vendimin e Themelores. /21Media

Back to top button