28 raste të reja me koronavirus në Kosovë
Nga 1 mijë e 958 testime, 28 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19, ka njoftuar Ministria e Shëndetësisë(MSH), sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës.
Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.
Siç ka njoftuar MSH, sot janë shëruar 25 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157 mijë e 317.
Në total numri i rasteve aktive me koronavirus në vendin tonë është 431./21Media