USAID lanson fushatën për të drejtat e barabarta pronësore

USAID-i ka lansuar të enjten fazën e re të fushatës mbi të drejtat pronësore

Me këtë rast, drejtori i misionit të USAID-it, James Hope, tha se përqindja e grave që kanë bërë kërkesa për të drejta trashëgimorë ka shkuar nga 0.3 për qind në 3 për qind, shifër kjo që nuk duket të jetë edhe aq e lartë, por paraqet dhjetëfishin e asaj që ka qenë para dy viteve.

“Kemi një sondazh të dhënat e një sondazhi publik, i cili tregon se ka ndryshime në drejtimin e duhur. Më lejon që t’i përmendi disa nga ndryshimet dramatike. Përqindja e qytetarëve që janë kundër trashëgimisë nga vajzat e tyre e pasurisë ka shkuar në 36 për qind nga 46 për qind. Ka shumë që kanë raportuar se qëndrimi i tyre ka ndryshuar në të mirë dhe si diçka që ka ndikuar në këtë qëndrim ata e përmendin edhe fushatën e PRP-së. Kjo është mjaft mbresëlënës. Është edhe një fakt tjetër që dëshiroj të prezantoj. Përqindja e grave që kanë bërë kërkesa për të drejta trashëgimore ka shkuar nga 0.3 për qind në 3 për qind. Tre për qind nuk duket edhe numër aq i madh, mirëpo kjo është dhjetëfishi i asaj që ka qenë para dy viteve”, tha Hope.

Ai po ashtu tha se ky program ka për qëllim t’i bindë jo vetëm juridikisht qytetarët, por edhe me dinjitet.

“Ky program nuk ka të bëjë me legjislacionin e ndryshimeve, ka të bëjë me ndryshimin e qëndrimeve dhe traditave. Sinqerisht, kjo është më e vështirë se ndryshimet në legjislacion. Është thelbësore që të bëhen këto ndryshime, sepse ne mund t’i sjellim ndryshimet e vërteta pa i bindur njerëzit. Kjo është ajo që duhet bërë duhet të binden. Bindja është një punë e vështirë dhe e gjatë. Ne me të vërtetë besojmë në këtë program për të drejtat pronësor në USAID dhe e dimë që nuk mjafton që gratë të jenë në gjendje të trashëgojnë juridikisht, mirëpo duhet që të sigurojnë se të gjithë në Kosovë e kanë këtë dijeni dhe i kanë veglat që t’i ushtrojnë të drejtat e tyre pronësore “, tha Hope.

Ndërsa, Braian Kample, drejtor i programit të USAID-it për të drejtat pronësore, tha se duan më shumë vëmendje dhe mbështetjen për idetë, të cilat po i fuqizojnë dhe po i mbështesin.

“Siç e dini , gratë nuk janë edhe shumë pronare dhe përjashtohen nga procedurat e trashëgimisë. Pastaj, pritet prej tyre që të tërhiqen që të japin trashëgimin e tyre dhe sigurisht ka pasoja të rënda. Në themel kjo duke e padrejtë, e gabuar. Si pjesë e aktiviteteve që ne jemi duke udhëhequr me mbështetjen e USAID-it për të marrë vëmendjen tuaj po e mbajmë këtë ngjare. Duam më shumë të kemi vëmendjen dhe mbështetjen për idetë, të cilat ne po i fuqizojmë ne po i mbështesim. Kjo ngjarje ka temë artistike, është bindja jonë e projektit tonë që arti është mënyrë tejet e mirë për të mobilizuar, interesimin dhe energjinë për rreth ideve dhe këtë po e bëjmë me punën tonë në Kosovë”, tha Kample.

Po ashtu USAID-i ka shpërblyer edhe tre fotografë për fotografitë më të mira, ku vendin e parë e zuri Sovran Nreca, të dytin Artan Nrecaj dhe të tretin Diellëza Balaj. Po ashtu, ka pasur një performancë nga balerinat fëmijë.

Programi i USAID-it për të drejtat pronësore është program katërvjeçar implementuar nga Tetra Tech që synon të trajtojë sfidat e të drejtave pronësore në Kosovë përmes avokimit publik për të ngritur vetëdijen dhe për të ndryshuar qëndrimet në Kosovë lidhur me të drejtat e grave për të zotëruar dhe shfrytëzuar pronën, duke mbështetur zhvillimin dhe zbatimin e strategjisë nacionale për të drejtat pronësore.

Back to top button