Berisha: Rama të pranojë zgjidhjen

Berisha ka paralajmëruar kryeministrin Edi Rama te tërhiqet nga zgjedhjet pa PD

Fjalimi i përjavshëm i ish-kryetarit të demokrateve Sali Berisha tek çadra, u fokusua tek protesta e së shtunës. Dhe ish-kryeministri Berisha u kujdes te theksonte se tubimi i opozitës do të jetë paqësor.

‘Të ftoj të rrish në atë dritare më 13 maj dhe të garantoj se në protestën e kemi paqësore. Por një gjë të siguroj prapë; Edvin, Çadra do të të duket Everest! Atëherë do shohësh ti se çfarë është Çadra, do tmerrohesh por aty të rrish se ne jemi të vendosur në protestën tonë paqësore”ka thënë Berisha

Berisha ka paralajmëruar kryeministrin Edi Rama të tërhiqet nga zgjedhjet pa PD.

“Ke marrë përsipër aktin më makabër në historinë e lirisë së shqiptarëve, ke marrë përsipër të bëhesh varrmihës i pluralizmit politik. Të bëj thirrje: në qoftë se të ka ngelur qoftë dhe pikë e arsyes njerëzore hiq dorë sa më parë nga kjo sipërmarrje. Nuk kanë lindur kurrë ata që mund të varrosin pluralizmin politik, liritë politike të shqiptarëve në Shqipëri ”shtoi Berisha.

Te gjitha energjitë e opozitës përgjatë këtyre ditëve janë përqendruar tek protesta e së shtunës, e cila është cilësuar si moment i lindjes se republikës se re.

Back to top button