29 vjeçari po kërkon nuse përmes një tabloidi

Muhammad Malik, 29 vjeç ka gjetur mënyrën më të mirë për t’i bërë të ditur botës së nuk dëshiron martesë me shkuesi.
Përmes një tabloidi, ku duket ai vet ka shkruar “Më shpëtoni nga martesa me shkuesi”.
Malik tha se nuk është kundër konceptit, thjesht dëshiron të gjejë dikë vet.
Që nga koha kur ai hapi edhe një webfaqe ku do të mund të adresoheshin të tjerët, ‘findmalikawife.com’, ai ka bërë të ditur se kërkesat nuk kanë të ndalur, transmeton rtv21.tv
Malik gjithashtu ka thënë se ka provuar në mënyra të ndryshme të njohë gra para se ta bënte atë tabloid.
29 vjeçari ka treguar se është asistuar nga një shok i tij, i cili mësohet se i ka thënë: Pse nuk bën një reklamë?
“Thash me vetën, pse jo?, çfarë mund të bëhej më keq?. Por, më duhej ta bindja nënën time”, ka thënë Malik./21Media

Back to top button