8 pacientë me oksigjeno-terapi, shkak Covid-19

Sipas raporteve të datës 5 janar 2022 nga klinikat e QKUK-së dhe spitalet e përgjithshme, në nivel të Shërbimit Spitalor Klinik dhe Univeristar të Kosovës, në trajtim mjekësor janë 29 pacientë, prej tyre 5 të konfirmuar me Covid-19 pozitivë dhe 24 të tjerë post-Covid-19.
Sipas këtij raporti me oksigjeno-terapi janë 8 pacientë, kurse në Mjekimin Intensiv të Klinikës Infektive janë duke u trajtuar 3 pacientë.
Raporti sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme:
Klinika Infektive, 2 pacientë
Klinika e Pulmologjisë, 19 pacientë post-covid
Mjekimi Intensiv i Klinikës Infektive, 3 pacientë
Spitali i Prizrenit, 1 pacient
Spitali i Pejës, 3 pacientë
Spitali i Gjakovës, 1 pacient
Në 24 orët e kaluara u shënuan edhe 108 raste të reja me Covid-19 në Kosovë.
Sa i përket vaksinimit kundër koronavirusit, në 24 orët paraprake janë administruar 2.161 doza të vaksinës.
Në Kosovë, deri më tani, me dy dozat e vaksinës janë imunizuar 784.166 persona./21Media
 

Back to top button