BE parashikon rritje të lehtë në ekonomi

Gjatë vitit 2017 BE ka parashikur rritje ekonomike për vendet në euro zonë

Komisioni Evropian parashikoi një rritje të lehtë për rritjen ekonomike në zonën euro në vitin 2017 dhe mbajti të pandryshuar perspektivën për vitin 2018, pavarësisht pasigurive ende në rritje, veçanërisht lidhur me Brexit dhe politikën ekonomike amerikane.

Në parashikimet e pranverës, ekzekutivi evropian pret tashmë një rritje prej 1,7 për qind në vitin 2017 dhe 1,8 për qind në vitin 2018, pas një rritjeje prej 1,8 për qind në vitin 2016.

Më 13 shkurt, gjatë parashikimeve të dimrit, Komisioni kishte parashikuar një rritje prej 1,6 për qind në 2017 dhe 1,8 për qind në 2018 për 19 vendet që kanë miratuar monedhën unike.

“Pasiguritë rreth perspektivave ekonomik mbeten të larta”, theksoi BE në një komunikatë.

Mes faktorëve të rrezikut, Brukseli citon politikën amerikane përsa i përket, ekonomisë dhe tregtisë, tensionet gjeopolitike, programin e rregullimit ekonomik të Kinës dhe mbarëvajtjen e sektorit bankar në Evropë.

Negociatat e ardhshme me Britaninë e Madhe për daljen e vendit nga Bashkimi Evropian bëjnë gjithashtu pjesë në pasiguritë e identifikuara nga BE.

Back to top button