Mustafa: PDK-ja u frikësua nga suksesi i LDK-së

LDK-ja trashëgoi miliona euro borxhe nga PDK-ja

Penalizimin PDK-ja ia ka bërë vetvetes, assesi Qeverisë e as mua, tha Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, në “Speciale” të RTV21.

Mustafa konsideron se asnjë Qeveri e mëparshme nuk ka qenë e suksesshme në synimet themelore dhe realizimin e programit qeverisës, pasi sipas tij, gjatë kësaj kohe është arritur rritja më e madhe ekonomike që ka pasur Kosova ndonjëherë, shkruan rtv21.tv

“ Partneri siç duket i është frikuar sukseseve dhe është frikuar se në qoftë se edhe më tutje vazhdon kjo qeverisje atëherë qeverisja e partnerit që ka qenë periudhën e kaluar, do të del nën pah që ka qenë qeverisje e dështuar” ka thënë Mustafa, duke shtuar se në ardhjen prapë në pushtet, LDK-ja ka trashëguar një situatë shumë të keqe, por që nuk dashur të flas për arsye të partneritetit.

“Kemi trashëguar  140 milionë borxhe të krijuara të cilat nuk kanë qenë fare të prezantuara në buxhetin që ne e kemi trashëguar  të përgatitur nga PDK në vitin 2014”, u shpreh Mustafa./21Media  

Back to top button