3 mijë 687 raste aktive me Covid-19 në Kosovë

 

Aktualisht në Kosovë janë 3 mijë 687 raste aktive me Covid-19 sipas shifrave të publikuara nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike.

Me lirimin e masave nga muaji qershor ka pasur numër të madh të rasteve me koronavirus, vetëm dje janë shënuar 245 raste të reja derisa është rritur edhe numri i të vdekurve, deri më tani që nga rasti i parë i virusit në Kosovë (mars 2020) kanë vdekur 249 persona.

Numri total i rasteve pozitive është 8 mijë 799 raste nga  3 mijë 41persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2. Prej tyre janë shëruar 4 mijë 863./21Media

Back to top button