Protestojnë infermierët dhe mamitë

 

Sindikata e Infermierëve, mamive dhe profesionistëve tjerë shëndetësor, sot duke filluar në ora 10:00 do të mbajë protestë përmes të cilës kërkojnë realizmin e kërkesave të tyre.

Sindikata ka paraqitur në vazhdimësi ankesa për çështjen e pagës. Ata po paguhen vetëm 18 euro për punën që po e bëjnë në ndërrimin e natës. Infermierët kanë kërkuar vazhdimisht edhe rritje të koeficientit të pagës së tyre – nga 2.15 në 3.2.

Siç thuhet në njoftimin e kësaj sindikate, protesta do të zgjasë 15 minuta dhe do të respektohen masat e qeverisë për parandalimin e Covid-19.

“Pasi që është protestë simbolike dhe paqësore, pjesëmarrës do jenë prej 20 deri 50 infermier, mirëpo të gjithë ata që kanë vullnetin të na bashkangjiten janë të lirë që të jenë pjesë e protestës.

Vërejtje :

Qeveria miratoi masat e reja për parandalimin e përhapjes së pandemisë COVID-19 në mbledhjen e 17-të të Qeverisë në Prishtinë, 28 korrik 2020 ku në pikën 6 thuhet :

  1. Ndalohet grumbullimi i qytetarëve në numër prej më shumë se 5 personash në sheshe publike, në parqe etj.

Andaj ne si sindikatë do të kujdesemi që t’u bindemi urdhëresave të dala nga kjo mbledhje e Qeverisë, duke u ndarë në grupe jo më shumë se 5 infermier, mami apo profesionist tjerë shëndetësor.”, thuhet në njoftim./21Media

Back to top button