3 mijë 815 raste aktive me Covid-19 në Kosovë

 

Aktualisht në Kosovë janë 3 mijë 815 raste aktive me Covid-19 sipas shifrave të publikuara nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike.

Me lirimin e masave nga muaji qershor ka pasur numër të madh të rasteve me koronavirus, vetëm dje janë shënuar 225 raste të reja derisa është rritur edhe numri i të vdekurve, deri më tani që nga rasti i parë i virusit në Kosovë (mars 2020) kanë vdekur 269 persona.

Numri total i rasteve pozitive është 9 mijë 274 raste nga  38 mijë 342 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2. Prej tyre janë shëruar 5  mijë 190 ./21Media

Back to top button