3 mijë e 407 raste aktive me COVID-19 në Kosovë

 

Numri i të infektuarve me COVID-19 nga 13 marsi kur edhe u paraqitën rastet e para në Kosovë e deri më tani ka shkuar në 12 mijë e 683 raste.

Sipas të dhënave të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK), nga virusi korona u shëruan 8 mijë e 788 pacientë.

Por virusit korona nuk munden t’i mbijetojnë 488 persona të tjerë.

Kurse, 3 mijë e 407 raste aktive janë me COVID-19.

E gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 136 raste të reja me COVID-19, kurse janë shëruar 131 të tjerë.

Sërish në Prishtinë janë shënuar më së shumti raste me COVID-19.

Rastet pozitive janë nga: Komuna Prishtinë 51 raste, Komuna Podujevë 10 raste, Komuna Fushë Kosovë 9 raste, Komuna Ferizaj 7 raste, Komuna Gjilan 7 raste, Komuna Mitrovicë 7 raste, Komuna Vushtrri 6 raste, Komuna Pejë 5 raste, Komuna Skenderaj 5 raste, Komuna Drenas 4 raste, Komuna Malishevë 4 raste, Komuna Gjakovë 3 raste, Komuna Klinë 3 raste, Komuna Kamenicë 2 raste, Komuna Kaçanik 2 raste, Komuna Lipjan 2 raste, Komuna Prizren 2 raste, Komuna Obiliq 2 raste dhe me nga një rast komunat Istog, Junik, Shtime, Suharekë dhe Viti.

Back to top button