3 mijë e 639 raste aktive me Covid-19 në Kosovë

 

Ditëve të fundit është vërejtur rënie e lehtë e numrit të të prekurve me Covid-19 në Kosovë dhe janë  janë shënuar 159 raste të reja nga 471 mostra të testuara.

Por, numri i të vdekurve vazhdon të jetë i lartë. Në 24 orëshin e fundit kanë vdekur 13 persona nga Covid-19.

Megjithatë edhe dje pati të shëruar më shumë se sa të prekur . Në bazë të rezultateve të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, janë shëruar 245 persona.

Numri total i rasteve pozitive është 12.006 raste nga 45.868 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 438 raste të vdekjes. Kurse numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 7.929  raste, ndërsa aktiv me koronavirus janë  3.639./21Media

Back to top button