Sot mot me diell

 

Vetëtima, bubullima, stuhi e reshje të mëdha të shiut së fundmi përfshinë vendin tonë. Por tani Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka parashikuar që situata meteorologjike po shkon drejt stabilizimit.

Sipas IHK, dita e sotme do të jetë me diell e i shoqëruara me vranësira dhe me erëra të lehta. Ndërsa, nuk parashihet të ketë reshje shiu.

Mot i mirë është paraparë të mbajë edhe ditën e shtunë.

Temperaturat minimale do të lëvizin nga 13-15 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 26-31 gradë Celsius. Indeksi UV nga 6-8 (i lartë). Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i verilindjes.

Back to top button