Gjatë 24 orëve të fundit, në Kosovë, si shkak i infektimit me koronavirus humbën jetë nëntë persona. Duke e çuar kështu në 410 numrin e rasteve të vdekjes.

Ndërkaq, në vend u shënuan edhe 129 raste të reja të infektimit me virusin korona. Që nga marsi kur edhe u paraqitën dy rastet e para të të infektuarve me COVID-19, e deri më sot numri i të infektuarve me këtë virus ka arritur në 11 mijë e 545 persona.

Megjithatë, 7 mijë e 343 persona kanë arritur që ta mposhtin këtë virus. Ndërsa, numri i rasteve aktive është 3 mijë e 792 persona./21Media