3 mijë e 942 raste aktive me koronavirus në Kosovë

 

Aktualisht në Kosovë janë 3 mijë e 942 raste aktive me koronavirus.

Sot janë regjistruar 190 raste të reja duke e çuar në 10 mijë e 59 numrin total të të infektuarve. U shëruan edhe 197 persona, teksa numri i përgjithshëm i të shëruarve ka shkuar në 5 mijë e 802.

“Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 197 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 5.802 raste, kurse numri i rasteve aktive është 3.942.”, njofton IKSHPK-ja.

Në Kosovë kanë vdekur 315 pacientë si pasojë e COVID-19, të cilët kishin edhe sëmundje shoqëruese./21Media

Back to top button